“Më penalizoi në karrierë, më shikonin si hamshori i saj,” futbollisti i njohur pendohet për historinë me Elisabetta Canalis

11:21 13/10/20202min101
images (38)

Reginaldo është një ndër futbollistët të cilit i dëgjohet shumë pak emri kohët e fundit. 37 vjeçari tashmë luan për Seria C, pas 5 sezonesh në Seria A. Rezultatet e karrierës së tij, sipas mediave italiane, mund të ishin edhe më të larta, nëse futbollistit nuk do t’i “njollosej” imazhi pas historisë me moderatoren Elisabetta Canalis.

“U takuam në shtëpinë e Bernardo Corradi në një nga ditëlindjet e tij. Ajo e dinte kush isha dhe unë e dija kush ishte. Nisi një histori e bukur dashurie, edhe pse zgjati disa muaj. Ishte Elisabetta ajo që më la dhe nuk e kam problem ta them. Shumë shpesh më kujtojnë më shumë si hamshori i Canalis se sa si një futbollist që ka pothuajse 500 ndeshje në Itali.

Kjo historia me një grua të famshme më hoqi diçka në futboll, pasi shumë drejtorë sportivë më konsideronin një futbollist që mendoja vetëm për femrat dhe jetën e mirë. Me pak fjalë, pa mohuar asgjë, unë besoj se historia e dashurisë me Canalis më penalizoi në karrierë, edhe pse më pas e provova duke shënuar gola dhe duke u treguar të tjerëve se nuk isha një lojtar klubesh nate,” është shprehur futbollisti së fundmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto