
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ndërsa fatmirësisht pas shumë ditësh nuk është raportuar asnjë viktimë.
IKSHPK bën me dije se situata paraqitet më e qëndrueshme, në krahasim me javët e kaluara, ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Në total numri i rasteve pozitivë ka arritur në 15,208 , ndërsa 615 pacientë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.
Sakaq 141 pacientë kanë fituar betejën më COVID-19.
Rastet pozitive janë nga:
Komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri.