Me kokainë në xhep/ 31 vjeçari arrestohet pranë komisariatit nr.3, në pranga edhe 21 vjeçarja e shpallur në kërkim

15:31 15/09/20203min223
polici-1-1-696x453

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

I.S., 31 vjeç u arrestua pasi në rrugën “Mine Peza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Ndërsa në pranga është vënë edhe C. Z., 21 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

 Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 31 vjeç, sepse në rrugën “Mine Peza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 36 vjeç, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, dyshohet se ka vjedhur një automjetin tip furgon dhe më pas është kapur në tentativë për t’u larguar në drejtim të Saukut. Gjithashtu, nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 22 vjeç, pasi në afërsi të në një shkolle te Instituti Bujqësor, për motive të dobëta, ka prishur rendin dhe qetësinë publike, si dhe ka kundërshtuar duke i goditur me sende të forta punonjësit e Policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Specialistët të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në afërsi të një lokali, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur 0.99 mg/l, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, këmbësorin shtetasin D. F., 44 vjeç, i cili pas marrjes të mjekimit në spital, është larguar për në banesë.

E.B., 34 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Saukut, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.41 mg/l.

 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetases C. Z., 21 vjeçe, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto