Me kokainë dhe gati në gjendje kome / Dalin fotot shokuese të djalit të kandidatit për President

13:49 15/10/20203min393
djali-i-joe-biden-dalin-fotot-e-tij-faxweb-640x405-1

Teksa na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mediat atje kanë publikuar disa foto të sikletshme të djalit të Joe Biden, Hunter Biden, i cili shfaqet gati në gjendje kome, në shtrat dhe me kokainë në dorë.

Foto shokuese nuk është një imazh i mirë për Biden, edhe pse dihej që djali i tij ka pasur probleme me drogën, gjë që e ka evidentuar edhe Donald Trump gjatë fjalimeve të tij, dhe në përballjen që ata patën së bashku në debatin e parë presidencial.

Baba i pesë fëmijëve, një prej të cilëve e ka me një striptiste dhe dy herë i martuar, Hunter Biden ka pasur një jetë të trazuar.

Ai ka qenë i varur për një kohë të gjatë nga alkooli dhe droga.

Hunter u përzu nga Marina e SHBA-së, pasi nuk kaloi dot një test droge dhe për këtë arsye hapi një zyrë avokatie.

Vetë Joe Biden ka thënë:

“Djali im, si shumë njerëz që mund të kemi në shtëpi, kishte një problem droge. Por ai e ka tejkaluar atë. Tani është në rregull”.

Por, nuk janë vetëm fotot e fundit, problem për fushatën e Joe Biden.

Në media janë publikuar edhe disa e-mail-e kompromentuese, që përfshijnë edhe atë.

Bëhet fjalë për kontaktet e të birit të Biden me një firmë të dyshimtë ukrainase të energjisë, dhe në këtë histori rezulton të jetë përfshirë edhe Biden.

Republikanët kanë kërkuar ndërkohë, nisjen e hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto