“Me Gean ka vdekur dhe një pjesë e imja”, Gerta Heta rrëfen mes lotësh humbjen e foshnjës

18:13 24/05/20211min111
Screenshot_11-1-600x316-1

Prezantuesja dhe këngëtarja Gerta Heta ishte e ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” në “E diela shqiptare”, së bashku me bashkëshortin e saj Matko Djarmati, ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Teksa flisnin për dy vajzat, Gerta e përlotur rrëfeu një ngjarje fatkeqe që ka shkaktuar humbjen e njërës prej binjakeve që priste.

“Ka qenë një periudhë e zezë e jetës që nuk është se nuk e flas, por është një plaqë që është gjithmonë aty dhe sa herë që e flasim, më ngacmohet. Por falë Zotit, kemi vetëm Matean dhe e kemi shëndoshë e mirë se mund të ishte edhe më keq. Po, kemi humbur njërën nga vajzat dhe unë i thashë Matkos që në momentin që humbi Gea, le t’ia vëmë vajzës që jeton emrin Matea sepse me humbjen e Geas ka humbur dhe Gerta. Domethënë, Gerta-Gea, me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e imja”-tregoi Gerta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto