Me foton nga krevati Georgina tregon si po e kalon izolimin Ronaldo

10:37 14/10/20202min158
maxresdefault-1-1

Cristiano Ronaldo rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye do të qëndrojë i karantinuar për dy javë. Ylli i futbollit duket se ka zgjedhur që të izolohet larg familjes, pra Georginës dhe fëmijëve të tyre.

 

Të paktën, kështu kuptohet nga fotoja e postuar nga Georgina. Ajo ka publikuar një foto teksa flet në FaceTime me partnerin e saj, i cili shfaqet në krevat.Sigurisht, për të mos rrezikuar shëndetin e saj dhe të fëmijëve, dyshja kanë zgjedhur që të qëndrojnë larg këtë periudhë, ndaj mënyra e vetme për të “qenë bashkë” është nëpërmjet videocall.

Mesa shohim nga foto, Ronaldo duket në gjendje të mirë dhe mjaft i buzëqeshur, duke treguar kështu që po e kalon Covid-19 me simptoma të lehta. “Ti je frymëzimi im,” shkruan bukuroshja krahas fotos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto