Me bateri deri në 9 muaj, zbulohet pajisja që do ndihmojë për gjurmimin e njerëzve me Covid-19

10:14 21/09/20201min99
Screenshot_6-7

Mijëra pajisje, të cilat do gjurmojnë se ku ka qenë një person dhe me kë është takuar, po shpërndahen në Singapor.

Pajisja e vogël me Bluetooth është menduar për të gjithë ata persona të cilët nuk zotërojnë telefona dhe nuk kanë mundësi të përdorin një aplikacion për gjurmimin e kontakteve.

Ajo është e përgatitur më parë nga qeveria e Singaporit për të parandaluar koronavirusin.

Sipas autoriteteve, kjo pajisje do të ndihmojë njerëzit të ndihen më të sigurt kur ndodhen jashtë.

Për shembull, kjo pajisje do të ndihmojë të moshuarit të mbajnë një regjistër të saktë të vendndodhjes së tyre. E vetmja gjë që përdoruesit duhet të bëjnë është ta mbajnë me vete dhe bateria zgjat deri në nëntë muaj pa pasur nevojë për rimbushje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto