Me 67 mijë paund të padeklaruara në çantën e shpinës në Rinas, procedohet 63-vjeçari nga Tunizia

14:48 26/09/20201min116
Paund-1-760x450-1-696x412

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi duke sekuestruar 67850 paund, ndërsa procedohet penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto