Me 20 mijë paund në çantë, arrestohet 43-vjeçari në Rinas

15:43 15/09/20202min81

policia-rinas-696x318

B.M banues në Elbasan, është arrestuar këtë të martë nga Policia Kufitare e Rinasit pasi po transportonte 20.240 paund në çantën e shpinës, të cilat nuk i kishte deklaruar.

43-vjeçari është kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë ku dhe i është gjetur shuma e parave.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare e Rinasit parandalon dhe godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20.240 paund.

Procedohet penalisht 43-vjeçari, poseduesi i shumës së parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, shtetasit B. M., Policia i gjeti në çantën e shpinës 20.240 paund.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *