Me 12 shpërthime/ Sot shembet pallati 13-katësh në Durrës, evakuohet gjithë zona

11:38 20/09/20201min115
pallat-durres-1024x576-1

Durrës– Një pallat 13 katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, do të shembet në mënyrë të kontrolluar në orën 11:00 të ditës së sotme.

Është pallati i parë që do të shembet brenda një rrezeje shumë të populluar, me rreth 180 apartamente banimi pranë, nga 12 shpërthime të njëpasnjëshme tritoli.

Raportohet se u është bërë thirrje banorëve të katër pallateve rrethuese për të dalë nga banesat e tyre.

Në total, 20 mijë apartamente janë dëmtuar në qytetin e Durrësit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto