Mbyllet Zyra e Punës / Drejtori rezulton pozitiv me Covid-19, e infektuar edhe bashkëshortja e tij mësuese

20:24 07/09/20201min47
korona ne shqiperi

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave ditën e sotme, bëri me dije se në qytetin e Gramshit në 24 orët e fundit u konfirmuan katër raste të reja me Covid-19, ndërsa mësohet se ky virus ka depërtuar edhe në institucione të ndryshme shtetërore.

Kështu, mësohet se ditën e sotme është raportuar si i infektuar me Covid-19 Drejtori i Zyrës së Punës Gramsh, Vesel Braho.

Për pasojë, ky institucion është mbyllur, për të penguar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Ndërkohë, mësohet se pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është mësuese.

Në Gramsh kanë rezultuar të infektuar edhe një tjetër mësuese si dhe një polic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto