Mbyllet pa afat zyra për aplikimin e pasaportave në Lushnje

11:44 14/10/20201min109
asdasdasq1213

Qyteti i Lushnjës ka regjistruar numër të lartë të personave të prekur nga Covid-19 ditët e fundit.

Veç shërbimit kombëtar të punës, ku puna është pezulluar pa afat pasi 6 punonjëse të këtij shërbimi kanë rezultuar pozitiv, këtë të mërkurë raportohet që edhe zyra për shërbimin e pasaportave dhe kartave të identitetit e quajtur Adisa ka pezulluar punën.

Shkak është bërë infektimi me Covid-19, i një punonjësi.

Për momentin nuk ka një njoftim për rifillimin e punës, teksa u marrë tamponi të gjithë punonjësve të kësaj zyre dhe priten rezultatet.

Mbyllja e këtij shërbimi ka sjell edhe pakënaqësi të qytetarëve që kanë apo duan të aplikojnë për pasaportë dhe kartë ID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto