
Një tjetër institucion në vend mbyllet përkohësisht.
Gjykata e Kurbinit që prej ditës së hënë ka pezulluar punën, pasi tre gjyqtarë përfshirë edhe kryetarin e kësaj gjykate kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Këshilli i Lartë Gjyqësor mësohet se ka miratuar njësitë e gjyqtarëve nga Tirana për shkak se kjo gjykatë ka vetëm tre gjyqtarë.
Lista e miratuar ka të përfshirë 8 gjyqtarë nga Tirana, që do të jenë në gadishmëri deri më datën 28 shtator.
Këta gjyqtarë do të shkojnë në Kurbin për të qënë në gadishmëri për çështjet urgjente.