Mbyllen spitalet Covid në rrethe, Balla falenderues ndaj mjekëve

15:58 25/05/20212min92
-800-0-60ad07b01cf4f

Përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vendosë mbylljen e pavijoneve Covid në spitalet Rajonale.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, u kthye në spitalin e Elbasanit ku falenderoi bluzat e bardha për kontributin e tyre të vyer përballë virusit të rrezikshëm.

Nga ana tjetër, Taulant Balla falënderoi gjithë ekipin mjekësor për punën e bërë ku tha se ka qenë dëshmitar i shumë rasteve ku janë shpëtuar jetë nga falë punës së shkëlqyer të mjekëve.

“Faleminderit ministre. Bashkë me kolegen time Desantilen dhe së bashku kryetarin e Bashkisë, unë dua tu falënderoj në emër të të gjithë popullit të qarkut të Elbasanit, për punën e shkëlqyer që keni bërë si ekip mjekë, infermierë, të cilët arritët të përballoni një situatë të vështirë të krijuar për shkak te Covidi-t edhe pse pavioni këtu funksionoi për një kohë jo të gjatë, megjithatë unë di fare mirë rastet kritike që janë trajtuar në këtë pavion dhe jam dëshmitar i shumë rasteve të jetëve të shpëtuara për shkak të angazhimit të shkëlqyer  të secilit prej jush.”, theksoi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto