“Mbylle gojën!”/ Pediatrja e njohur tregon gabimet e prindërve me fëmijët

13:53 21/09/20203min122
lira-1 (1)

Pediatrja e njohur Lira Gjika, ishte e ftuar në një bisedë online në emisionin ABC-ja e mëngjesit, ku tregoi problematikat e rritjes dhe edukimit të fëmijëve të cilët sipas saj, në Shqipëri kanë sjellje të ndryshme, ndonjëherë agresive.

Sipas Gjikës sjellja e fëmijëve varet nga dialogu që krijon prindi më fëmijën, ku shpesh shihet se prindi zgjedh rrugën më të shkurtër siç e quan ajo për të zgjidhur një situatë tensioni me fëmijën.

Pediatria këshilloi:

“Prindi duhet të jetë i duruar dhe të mos mendojë për të tjerët. Një prind duhet të vendosë fëmijën në plan të parë. Nëse fëmija shtrihet në supermarket sepse do diçka atëherë ne duhet të tregohemi të duruar dhe të flasim me qetësi me fëmijën dhe jo të ushtrojmë presion mbi të, kjo sjellje e prindit dëmton psikologjinë e fëmijës”.

Po ashtu Gjika tha se fëmijët nuk duhet të paragjykohen se janë të mirë apo jo, ndërsa shtoi se nuk kemi pse ta çojmë deri në atë gjendje, por duhet ta edukojmë, të flasim me ta.

“Problemi nuk është tek zëri i lartë, por tek ashpërsia. Zëri i lartë nuk është problem, por e bërtitura është problem. Çdo gjë mësohet, edhe fëmija nxitet në bazë të modelit që ka pranë. Ne nuk presim që fëmija të marrë komandën me fjalën. Ne i lëmë fëmijët në stad imitimi. Por në dialog fëmija dëgjon të rriturin, është vërtet i vështirë pasi kërkon kohë dhe durim nga i rrituri, por është mënyra më e mirë edhe për të kontrolluar situatën”,- u shpreh pediatrja.

Gjatë intervistës, ajo theksoi se fëmijët nuk duhet të ndrydhen dhe se duhet treguar shumë kujdes në sjelljen me ta.

“Nëse sot nuk ia tolerojmë të qarën apo agresivitetin do të jetë e vështirë, sepse fëmija do të trembet dhe do të ndrydhet.”Mbylle gojën”,- e dëgjojmë kudo. Nuk duhet të na vijë turp kur qan një fëmijë, kjo është një rrugë natyrale. Për mendimin tim , aty ku është plotësuar kërkesa me të qara, ajo më pas kthehet në sjellje”, shpjegoi Gjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto