Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Rama: Të heqim kufijtë mes dy vendeve

11:44 02/10/20202min115
auto_auto_mbledhja-qeverive15353742521597643375

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të  Kosovës, kryeministri Rama bëri të ditur se ambicia kryesore është heqja kufirit.

Pasi ka bërë një përmbledhje të arritjeve, kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje dy ministrive të Brendshme që të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database për të kontrolluar hyrjet dhe daljet.

“Dua të theksoj hapjen e pikave kufitarë dhe përmirësimin e infrastrukturës Morinë-Vërmicë. Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE në rajonin tonë duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është me rëndësi që ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar databasen e përbashkët dhe për të kontrolluar në kohë reale të gjitha hyrjet dhe daljet. Kjo do të na mundësonte hapjen e kufirit. Por pa abuzuar me lirinë e lëvizjes”, tha Rama.

Takimi i përbashkët mes dy qeverive po zhvillohet në pallatin e kongreseve në Tiranë, nën moton “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *