
Kryesocialisti Edi Rama në takimin me drejtuesit politikë në qarqe ka kërkuar angazhim maksimal prej tyre për të fituar 74 mandate në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në mbledhjen prej 3 orëve në selinë e Partisë Socialiste kryeministri Rama ka kërkuar që në zgjedhjet parlamentare të 2021 të arrihen 74 mandate nga PS, pra fitorja e një mandati të tretë qeverisës. Ndërsa ka theksuar se nga nesër do të nisë riformatimi i FRESSH dhe Forumit të Gruas.
“Në zgjedhje synojmë të marrim 74 mandate. Nga nesër nis riformatimi i FRESSH dhe më pas Forumi i gruas”,- ka thënë Rama në mbledhje.
Gjitrhashtu, kryesocialisti iu ka kërkuar drejtuesve të qarqeve një raport te detajuar deri javën e ardhshme për problemet e qarkut përkatës: probleme në qeverisje, drejtori rajonale, si dhe me partinë.