Mbledhja e përbashkët dy qeverive shqiptare/ Rusia: Shqipëria e Madhe kërcënim për Ballkanin, të ndërhyjë BE

18:38 12/10/20202min133
rama-hoti-dhe-putin-696x348

Rusia ka reaguar ashpër ndaj mbledhjes së përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës në datë 2 tetor në Tiranë.

Ministria e Jashtme ruse deklaron se politika e “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për sigurinë në rajon.

“Përpjekjet e Prishtinës dhe Tiranës për të promovuar politikën e “Shqipërisë së Madhe” kërcënojnë sigurinë në Ballkan”, thuhet më tej në deklaratën e diplomacisë ruse.

Sipas Rusisë, kjo është një qasje e rrezikshme e Tiranës dhe Prishtinës për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

“Ekziston një përshtypje e paqartë, pavarësisht nga natyra e dyshimtë dhe e rrezikshme e ‘qasjes’ së tyre, qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e “Shqipërisë së Madhe”, pa marrë parasysh sa përpiqen të zbukurojnë planet e tyre“.

Rusia vijon më tej duke theksuar se “veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Pozicioni mbi nevojën për të “eliminuar kufirin” midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos ishte një shqetësim”.

Ministria e Jashtme Ruse, siç thuhet në deklaratë, shpreson se do të ketë një “reagim të qartë ndaj këtij veprimi nga bashkësia ndërkombëtare dhe kryesisht nga Bashkimi Evropian të cilit Asambleja e Përgjithshme e OKB i ka besuar misionin e dialogut Kosovë-Serbi“.

“Qëllime të tilla minojnë procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, anulojnë përpjekjet që bëhen dhe kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët midis Beogradit dhe Prishtinës” thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto