Mbi 50 mijë raste ditore, Franca bëhet vendi i pestë më i prekur nga COVID

23:46 25/10/20201min88
6574

Vala e dytë e përhapjes së koronavirusit vijon të regjistrojë shifra rekord në vendet Europiane.

Franca regjistroi 52,010 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo shifër është një rekord i ri pas atij të ditës së shtunë me 45,422 raste.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu tha se 116 njerëz kishin vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 34,761.

Rastet e reja e çuan totalin në 1,138,507, duke e vendosur Francën tani përpara Argjentinës dhe Spanjës për t’u bërë vendi me numrin e pestë më të lartë të rasteve në botë, pas SHBA-së, Indisë, Brazilit dhe Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto