‘Mbeturinë e komunizmit…’ / Rama i përgjigjet Bashës nëse do ta shkarkojë kryebashkiaken e Durrësit, sulmon rëndë Berishën

15:35 14/10/20202min102
images (40)

Kryeministri Rama ka reaguar pak më parë teksa i është përgjigjur Lulzim Bashës vetëm pak minuta pas deklaratës së tij se do të shkarkojë kryebashkiaken e Durrësit për të emëruar Milva Ekonomin për shkak të aferës së inceneratorëve.

Rama thotë se PD ka një marrëdhënie fiziologjike me mbeturinat dhe sulmon rëndë Berishën pasi e cilëson si “mbeturinë të komunizmit dhe rrëmujaxhi patologjik:

“Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!…”, shkroi ndër të tjera në reagimin e tij Kryeministri Rama.

Në konferencën para gazetarëve, Basha tha se Emiriana Sako nuk pranon të hedhë firmën për dërgimin e plehrave të Durrësit në inceneratorin e Tiranës, ndaj vendin e Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit, Rama ka menduar që të çojë Milva Ekonomin, që më herët ka mbajtur edhe poste zëvendësministreje në qeveri.

“Për inceneratorët po bëhet gati që të shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryebashkiaken e Durrësit, që as emrin nuk ia dimë, se aq shpejt i ndërrojnë zonat atje. Nuk pranon ajo që të firmosë kontratën miliona euro, që plehrat e Durrësit të sillen në Tiranë. Plani është që Milva Ekononomi të japë dorëheqjen nga deputete, dhe të shkojë të bëhet kryebashkiake në Durrës, që të firmosë për aferën e inceneratorëve”, u shpreh në deklaratën e tij kryedemokrati Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto