Mbërrijnë në Shqipëri 60 respiratorë/ Ambasada e SHBA: Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19

16:22 20/10/20201min74

respirarore

Mbërrijnë në Shqipëri 60 respiratorë të rinj në ndihmë të spitaleve Covid, për të përballuar situatën nga koronavirusi.

Ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale shkruan se respiratorët janë prodhuar në Amerikë. Ato janë dorëzuar nga stoku i Aleancës së NATO-s.

Kjo sipas ambasadës, “tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”.

Mesazh i ambasadës amerikane:

Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *