Mbërrijnë në Rinas 4 fëmijët dhe gruaja të nxjerrë nga kampi “Al Hol” / Kryeministri Rama tregon se ç’do të ndodhë me ta

15:22 27/10/20204min67
Screenshot_1-120 (1)

Avioni me katër fëmijë dhe një grua të riatdhesuar nga kampi famëkeq në Siri, “Al Hol”, është ulur mesditën e sotme në pistën e Aeroportit të Rinasit në Tiranë.

Në avion me ta ishte edhe Kryeministri Rama, i cili mbërriti ditën e djeshme në Liban, ku u takua me fëmijët dhe gruan që u nxorën nga kampi.

Në një konferencë për mediat, pas uljes së avionit në Rinas, kreu i qeverisë, z. Rama u shpreh se kanë mbyllur një fazë të operacionit dhe tani kanë bazën dhe identitetet e nevojshme për të vijuar me riatdhesimin e të tjerëve.

Sipas Ramës, fëmijët që do të riatdhesohen nga qeveria, do të ndiqen nga një ekip i specializuar në një qendër të posaçme.

“Ne e kemi gati strukturën e ngritur për këta fëmijë, ku do të ndiqen dhe do të trajtohen, qoftë nga psikologë, qoftë nga mjekë. Ne padyshim që do të kërkojmë dhe ndihmën e familjarëve të tyre që ata të riintegrohen sa më parë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që, përsa i takon përgjegjësisë ligjore me të cilën do të përballen njerëzit që janë në moshë madhore, Kryeministri Rama tha se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

“Nuk diskutohet që kush ka bërë krime do ti nënshtrohet drejtësisë, po këto nuk janë çështje të miat. Rastet do të trajtohen në mënyrë individuale, aq që diskutohet se këtu kemi dy kategori të ndryshme nga njëra tjetra, edhe brenda vetë të rriturve”, tha Rama.

Kujtojmë që, Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha së bashku me djalin e familjes Dumani, Endri Dumani janë shqiptarët që u nxorën nga kampi famëkeq “Al Hol”. Nga i njëjti kamp u riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, ngjarje e cila bëri bujë disa muaj më parë.

Një pjesë e mirë e vendeve i kishin tërhequr qytetarët e tyre nga kampi në fjalë, ndërsa shqiptarët mbetën aty deri ditën e sotme. Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe transferimi i të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto