
Është arrestuar nga Policia e Shtetit një 59-vjeçar nga Fushë Kruja me iniciale F. Z. sepse gjatë kontrollit i janë gjetur në banesë 203 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.
Janë shpallur në kërkim dhe dy djemtë e tij, përkatësisht shtetasi E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, të cilët dyshohen se janë pjesëmarrës në aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike.
Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit
Vijon në të gjithë vendin zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.
Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa. Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z).