Matematika pika e dobët e politikanëve/ Rama në hapat e Bashës, bën gafën e madhe

11:14 14/10/20203min87
edi-rama-1-e1553607745661-1200x630-1

Ashtu si në çdo prag fushatash elektorale, shqiptarëve i serviren shifra, premtime, si dhe i sillen në kujtesë të gjitha të “këqiat” që qeveria paraardhëse i ka bërë vendit.

6 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, kjo praktikë ka nisur sërish.

Këtë të mërkurë Kryeministri Edi Rama e ka nisur me publikimin e një grafiku, ku sipas tij tregohet se sa kanë qënë investimet dhe borxhi publik në kohën e qeverisë Berisha gjatë periudhës kohore 2006-2013 dhe gjatë qeverisjes së Ramës 2014-2021.

Por qartë mund të dallohen dy gafa.

  1. Shifra e borxhit publik 60 miliard lekë, gjatë viteve të qeverisë Berisha 2006-2013, paraqitet grafikisht më lart se sa shifra e investimeve e cila është 70 miliard lekë. Pra 60-ta për Ramën është më e madhe se 70.

  1. Gjatë viteve 2014-2021 borxhi publik përllogaritet në 46 miliard lekë, ndërsa investimet në 79 miliard lek. Por krahasimi mes dy periudhave kohore nuk mund të bëhet, pasi në rastin e parë flasim përballë një periudhe kohore që përbën fakt, ndërsa në rastin e dytë, edhe pse jemi në vitin 2020, krahasimi bëhet deri në vitin 2021.

Pavarësisht se ka ende kohë deri në zgjedhje, duket se ethet e politikanëve kanë nisur dhe gafat apo edhe ‘premtimet’ do jenë përsëri pjesë e fjalimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *