
Mjeku i njohur, Gerond Hysi ka bërë një apel mjaft të rëndësishëm për mbajtjen e maskës, duke e cilësuar atë si të vetmen armë që na mbron nga Covid-19.
Made, Hysi shprehet se maska duhet të bëhet aksesori më i çmuar për ruajtjen e shëndetit.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka shpërndarë këtë mesazh tepër domethënës të mjekut Hysi.
Apeli i mjekut Hysi:
“Maska ose barriera mbrojtëse është e vetmja armë që na mbron nga një sëmundje me shumë të panjohura.
Një armë e aksesueshme nga të gjithë ne, në këtë luftë të paprecedentë me Covid-19.
Ndaj bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar, ruaj shëndetin, mbro veten, mbro të tjerët”, shprehet mjeku Hysi.
(Descript.al)