
Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Ish-miss Shqipëria 2010 është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht Instagram.
Së fundmi, moderatorja me anë të disa postimeve ka treguar se emri i saj është përdorur, për të përfituar produkte falas.
Ajo ka bërë thirrje që të gjithë të tregohen të kujdesshëm, pasi kjo është kthyer në një fenomen.
Nevina ka treguar se në këtë mënyrë nuk është përfshirë vetëm emri i saj.
“Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”, ka shkruar moderatorja Nevina Shtylla.