
U firmos këtët të martë marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për fondin prej 95 milion euro, që Italia ka akorduar për vendin tonë.
Shuma e caktuar vjen në kuadër të ndihmës që Italia ka ofruar për vendin tonë pas dëmeve që solli tërmeti i 26 Nëntorit, ndërkohë që ambasadori i akredituar në Tiranë, tha se vend ii tij me ekipin e emergjencave ka qenë që ditën e parë në ndihmë të Shqipërisë dhe disa ekspertë vijojnë të jenë ende këtu.
Gjatë deklaratës për media Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj theksoi se 90 milion euro janë kredi e butë dhe 5 milionë euro janë dhënë në formën e grantit, teksa brenda fundit të vitit pritet miratimi i gjithë paketës që do të përdoret për:
a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit;
b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit;
c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile”- është shprehur Ahmetaj.