Marrëveshja Kosovë-Serbi/PAA: Mirënjohje SHBA-ve dhe presidentit Trump

23:04 04/09/20201min55
agron-duka-paa-696x415

Partia Agrare Ambientaliste ka shprehur mirënjohjen për SHBA-në dhe presidentin Trump lidhur me arritjen e marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës për një bashkëpunim më të plotë ekonomik në nivel bilateral dhe rajonal.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është një kontribut i spikatur në konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe një kontribues solid për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Mbështetja e përhershme e BE-së për funksionimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e demokracisë funksionale në BP lehtëson avancimin e këtyre vendeve në anëtarësimin në aleancat euro-atlantike, duke i shërbyer konsolidimit të paqes dhe rritjes së prosperitetit”, deklaron PAA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto