Marrëveshja e Washingtonit, kush humbi e kush fitoi

22:01 05/09/20202min96
Enver_Robelli

Nga Enver Robelli/Humbësit e ditës janë Hezbollahu dhe Huawei. Fitues është Izraeli (dy ambasada në Jerusalem nga dy shtete që duan të hyjnë në BE dhe me këtë premtim dalin hapur kundër BE-së).

Fitues është edhe Vuçiçi. Edhe një hap më thellë në Kosovë, dalje në Adriatikun shqiptar, ndërkohë që Beogradi po punon për një dalje të re në det – në Mal të Zi, plus mini-Schengen për Serbinë, për të dominuar tregjet në Kosovë dhe Shqipëri.

Sa i përket ambasadës në Jerusalem, Serbia ka bërë një dredhi interesante: deri në vitin tjetër do të ketë vetëm zyre ekonomike në Jerusalem, e nëse ndërkohë humb Donald Trump, atëherë në mënyrë elegante harrohet premtimi për vendosjen e ambasadës në Jeruzalem.

Kosova symbyllur është bërë pjesë e politikave aventuriere të Trump-it në Lindjen e Afërt. Megjithatë, fitues është edhe Avdullah Hoti: një vit nuk do të guxojë të kërkojë pranimin e Kosovës në organizata ndërkombetare. Ndërkohë nuk dihet nëse Trump ia ka dhuruar kryeministrit të Kosovës një kalem siç bëri me presidentin serb.

Fakti që marrëveshja përmban kaq shumë pika absurde tregon se pas dështimit të planeve konkrete për prishjen e kufijve të Kosovës, është dashur të shpiket diçka sa për të organizuar një show për Trumpin.

Po ndodhi e fitoi Joe Biden, do të jetë interesante të shihet se si do të arsyetohen politikanët e Prishtinës që në fakt u bënë direkt pjesë e fushatës së Trump-it kundër Biden-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto