Marrëdhënia e Brad Pitt dhe Angelina Jolie merr ‘tatëpjetën’ pas lidhjes së re së aktorit

11:23 11/09/20202min136
ecf4a6ea560558628c7705416ca98c73_md

Aktorja e njohur në mbarë botën Angelina Jolie ka qenë në fokus të medieve rozë pas ndarjes së bujshme nga Brad Pitt, në vitin 2016. Të dy janë ndarë në mënyrë paqësore por për vite me radhë ka pasur keqkuptime mes tyre lidhur me kujdestarinë e fëmijëve apo çështjet e tjera të dokumenteve të divorcit.

Ndërkohë pak ditë më parë Pitt është fotografuar krah modeles së njohur gjermane, Nicole Poturalski në një aeroport në jug të Francës. Më pas ai dhe Nicole kanë vizituar shtëpinë e pushimeve në Chateau Miraval, një rezidencë të cilën e bleu për 67 milionë dollarë në vitin 2011 së bashku me ish-bashkëshorten Jolie.

Kaq ka mjaftuar që marrëdhënia e tyre dhe marrëveshja dhe proceduat e divorcit të marrin një rrjedhë tjetër pasi Angelina është revoltuar. Çifti nuk kanë më as terapi familjare ndërkohë që muajin e ardhshëm është planifikuar një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve, njoftoi UsWeekly.

Lidhur me romancën e re të ish bashkëshortit, ka reaguar dhe Jolie e cila mendon se veprimet e tij nuk janë aspak dinjitoze dhe duhen mbajtur private. “Angie është zemëruar dhe plotësisht e habitur që Brad është ulur kaq poshtë”, tha një burim pranë aktores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *