Marina/ Italianët çmenden për moderatoren, ja komentet

14:50 07/11/20202min89
marinaaaaa-400x219

Disa kohë më parë moderatorja e njohur Marina Vjollca ka qenë në Itali për të takuar stilisten e njohur Elisabetta Franchi, ku u bë zyrtarisht edhe ambasadore e firmës së saj. Së fundmi stilistja ka publikuar në “Instagram” një foto të Marinës e veshur me krijimet e saj, nga ku mori pëlqime dhe komplimente të shumta nga italianët.

Pas Luanës që tashmë dihet, motrat Vjollca janë bërë shumë të suksesshme me emisionet e tyre dhe kanë arritur që rreth vetes të mbledhin një numër të madh fansash. Të dyja motrat janë aktive edhe në rrjetet sociale, sidomos në “Instagram”, dhe ndiqen nga një numër i madh njerëzish. Duket se pas Luanës, tanimë është radha e Marinës që të bëjë për vete fansat ndërkombëtarë.

Ata e kanë pëlqyer shumë Marinën dhe nuk kanë ngurruar të thonë fjalët më të bukura për të. Disa nga komplimentet e italianëve në foto janë: “Shumë elegante”, “Shumë e bukur”, “E mrekullueshme”, “WoW! Komplimente për vajzën”, “Kur stili takohet me bukurinë dhe feminilitetin, ky është rezultati” etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *