Maqedonia e Veriut/ Shënohet rekord regjistron 22 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

21:32 04/11/20202min73
Macedonia1-581x350

Njëzet e dy të vdekur nga koronavirusi, 1,192 të infektuar dhe 359 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Rastet e reja, sipas këtyre të dhënave, rezultojnë nga testimi i 3 211 mostrave. Numri i testeve thuhet të jetë rekord, sikurse është edhe numri i të infektuarve brenda një dite, që nga paraqitja e pandemisë, në muajin mars.

Sa u përket viktimave, tetë u konfirmuan në Shkup, nga dy në Tetovë, Shtip, Veles, Manastir dhe Ohër, ndërsa nga një në Gostivar, Pehçevë dhe Krushevë. Ndërkohë, nga të infektuarit, vetëm në Shkup u evidentuan 571 raste.

Me numër më të madh janë edhe Tetova (87), Kumanova (63), Shtipi (50), Ohri (49). Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej 35,097 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1 071 pacientë kanë vdekur dhe 22,024 janë shëruar. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, ndërsa gjithashtu ka premtuar ndihmë për përballje me pandeminë.

Javën e ardhshme, qeveria pritet të publikojë pakon e katërt në ndihmë të bizneseve, por edhe kategorive të ndryshme të qytetarëve, që arrin në 500 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *