Maqedoni/ Kamera për policët e Tetovës, do të incizohen gjatë gjithë kohës që janë në detyrë

16:04 04/09/20202min68
Policia-e-Maqedonisë-së-Veriut

Policia e Tetovës informon se zyrtarët policorë të cilët kryejnë kontrolle në komunikacion, do të posedojnë kamera të cilat do të incizojnë gjatë gjithë kohës që ata janë në terren.

Këto kamera të cilët do t’i përdorin policët janë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“SPB Tetovë fillon me zbatimin e kësaj risie në funksionimin e përditshëm, për momentin si pilot-projekt në fushën e komunikacionit, ndërsa më pas edhe në aktivitetet tjera të policëve. Për këtë qëllim policët zyrtarët policorë të angazhuar për kontrolle në komunikacioni në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, janë të gatshëm për sistemin e kamerave për incizim”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai shtoi se me këto sisteme do të ketë incizime audio dhe video, si dhe gjithë komunikimi i policëve me qytetarët të cilët do të ndalohen për kontroll.

“Qytetarëve paraprakisht do t’u tregohet se komunikimi i tyre incizohet. Në këtë mënyrë presim të rritet efikasiteti në zbatimin e masave dhe uljen e keqpërdorimeve të mundshme nga qytetarët ose policët”, tha Josifovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto