Manjani kundër Kryemadhit: Mund t’i ndalonim inceneratorët, LSI të mbajë përgjegjësi politike

11:54 27/10/20203min85
manjani-kryemadhi-780x405-1

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ardhur nga radhët e LSI-së, nuk bie dakord me qëndrimin e Monika Kryemadhit, se partia e saj nuk ka asnjë përgjegjësi për inceneratorët, edhe pse ishte në qeveria kur u mor vendimin për to.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Manjani thotë se LSI kishte në dorë për të ndalur këtë masakër mjedisore.

Madje, Manjani shkon më tej, duke thënë se partia që drejton Kryemadhi nuk ndali asnjë nga të ligat antieuropiane që tani po vuajnë shqiptarët.

Postimi i plote i Manjanit:

Pavarësisht distancimit të LSI së sotme nga veprimtaria ish Ministrit Koka për çështjen e inceneratorëve, gjykoj se LSI mban përgjegjësi politike.

LSI minimalisht kishte në dorë ta ndalte këtë masakër mjedisore, urbane, buxhetore dhe anti-integrim, por nuk e bëri! Mirë u çmend Lefteri, po të tjerët pse e lejuan që qeveria të vendosë brenda ditës?!

Pse u lejua të shkelej dokumenti strategjik për trajtimin e mbetjeve?!

Pse u lejua shkelja e angazhimeve të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit?! Kjo e fundit për LSI kishte në shumë kuptim se asgjë tjetër.

Siç në fakt nuk ndali, përkundrazi kontribuoi, në shkatërrimin e shtetit me miratimin e ligjeve të reformës në drejtësi pa konsensusin e opozitës.

LSI nuk ndali në fakt asgjë nga këto të liga anti-europë e anti-integrim të modelit Edi Rama, që po përjetojnë sot shqiptarët.

Kur them LSI, fus dhe veten time për aq sa më takon në këtë përgjegjësi. Pavarësisht përpjekjeve të mia reaguese, ne NUK E NDALËM dot të keqen.

Kjo është e vërteta, me të cilën nuk mund të luhet për asnjë arësye mendoj unë. As për të bërë Opozitë.

Nuk është e thënë të jesh peng i të shkuarës, por distancimi nga ajo bëhet më i besueshëm me një ndjesë si fillim dhe, në vijim me një plan rikuperimi.

Politika serioze dhe e përgjegjshme nuk e shet të shkuarën e saj tek personat, por e rivlerëson si aset për të bërë më mirë në të ardhmen.

E vërteta është e hidhur si ilaçi, por i domosdoshëm për t’u pirë. Refuzimi për ta pirë përkeqëson sëmundjen…

P.S. Besoj me këto mendime i shërbej Ramës… 😀😀😀

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto