Manipulimi i zgjedhjeve/PD vihet në lëvizje, Bardhi letër kryetarëve të degëve: Monitoroni çdo drejtor, nëse ka shkelje do të…

16:19 11/09/20207min65

gaz-bardhi

Partia Demokratike është vënë në lëvizje, pas një informacioni së punonjësve të administratës i është shpërndarë një formular për të grumbulluar vota. PD thotë se ka nisur monitorimet dhe çdo drejtor apo nëpunës që përfshihet në presionin e paligjshëm të administratës për të siguruar vota për PS do të çohet për ndjekje penale.

“Shkak për angazhimin e  strukturës së PD  në të gjithë vendin është bërë shpërndarja në çdo institucion e një formulari përmes të cilit u kërkohet punonjësve të administratës shtetërore angazhim elektoral në favor të PS. PD thekson se atyre u kërkohet të dorëzojnë listat me emrat, adresat dhe numrin e kartës së identitetit, të 20-50 pesonave (sipas funksionit) që ata marrin përsipër të sjellin për të votuar për Partinë Socialiste, në të kundërt, ata shantazhohen me largim nga puna. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, e cilëson këtë “një skeme kriminale të përdorimit të administratës shtetërore nga PS për qëllime elektorale”, të dënueshme nga Kodi Penal, neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, thotë selia blu.

Teksa PD ka paralajmëruar ndjekje penale për çdo shkelës të ligjit, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka lënë 2 detyra për Shtabet Politike në të gjitha degët.

Dy detyrat për kryetarët e degëve

  1. Të identifikojnë të gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore që kanë shpërndarë një Formular të tillë apo që shantazhojnë punonjësit e tyre për qëllime politike/elektorale, si dhe të dokumentohen veprimet e paligjshme të çdo punonjësi të administratës shtetërore që angazhohet në veprimtari politike me qëllim elektoral. Për secilin prej tyre të dhënat të përcillen në Shtabin Qendror në PDSH për efekt dokumentimi dhe për përgatitjen e kallëzimeve penale në prokurori.
  2. Të garantohen të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

letra 1

letra 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *