Manastirliu thirrje Bashës: Me lapsuse, me pika dhe pa pika, mos bëj politikë me pandeminë

16:29 15/10/20203min261
manastirliu-696x557

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë edhe një herë thirrje opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare që të mos bëjnë politikë me pandeminë dhe rregullat e vendosura nga qeveria.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu është shprehur se lufta kundër Covid-19, duhet të bëhet nga të gjithë bashkë edhe nga ata që janë jashtë parlamentit e që vijojnë të flasin për plane të llogarituara keq me lapsa, me lapsuse apo dhe me pika dhe pa pika.

Pjesë nga fjala e ministres Manastirliu:

Nuk është situatë e lehtë situata e pandemisë Covid 19. Falenderoj përzemërsisht sot të gjithë qytetarët që kanë respektuar vendimin për të vendosur maskat kudo jashtë shtëpisë. Është një hap drejt asaj që ne duam të gjithë së bashku, për të reduktuar sa më shumë kufizimin e virusit.

Maskat, distanca sociale, higjiena, janë tre rregulla të gjithë pranuara tashmë për mbrojtjen tonë, për të fituar betejën shëndetësore e cila nuk do të jetë e lehtë. Sot edhe në këtë parlament dëgjova që bëhej politika e ditës me sëmundjen e virusit, duke thënë e përshkruar shumë gjatë apo shkurt se pse maskat duheshin tani apo pastaj.

Konteksti është shumë i qartë, mund edhe të përdorë këtë situatë për të bërë politikë, edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasin për plane të llogarituara keq me lapsa, me lapsuse apo dhe me pika dhe pa pika.

Është situatë serioze, duhet ta trajtojmë të tillë, duhet të jemi të gjithë bashkë kundër një virusi të rrezikshëm që kërcënon jetën e shqiptarëve. Kjo situatë kërkon solidaritet, le të jemi të gjithë bashkë, ta shohim me racionalitet.- është shprehu Manastirliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto