Manastirliu njofton kur fillon vaksinimi: Falas për popullatën e riskuar

09:26 30/09/20202min141
Ogerta-1-696x399-1 (1)

Ministrja Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri.

E ftuar në studion e “Open”, Manastirliu tha se porosia është bërë që në muajin prill, ndërkohë që injektimi do të bëhet sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor.

Popullata e riskuar do të vaksinohet falas.

“Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit, në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë-dimrit, me rrezikun e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë. Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër: do të ofrohen falas për popullatën e riskuar, duke filluar nga sot, sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit, ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë, fëmijët 2-5 vjeç, sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik,”– tha Ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *