Manastirliu: Jemi në një moment delikat me Covid 19. Testet e shpejta gati për qytetarët.

21:40 10/11/20204min103
manastirliu4444-400x226 (1)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 deklaroi se situata me Covid është delikate, por krahasuar me rajonin e Europën, shifrat e Shqipërisë janë më të mira.

Ajo tha se problem me vonesat e përgjigjeve të tamponëve do të zgjedhet me teste të shpejta, ndërsa shto se në spitale pacientët kurohen edhe me Remdesivir.

“Jemi në një dinamikë të epidemisë që vlerësohet nga disa komponentë, një nga këto është numri i infektimeve ditore që ka pësuar rritje krahasuar me verën. Tashmë jemi në një moment delikat, arsyet lidhen me situatën e vjeshtë-dimirit, ku vala e dytë e infektimeve do ndodhte përgjatë kësaj periudhe, duke u arsyetuar jo vetmë me motin e ftohtë, por edhe kontaktet, mjediset e mbyllura.

Ne u mbyllëm në fillim dhe nuk patëm atë valë të fortë si Europa si dhe sa më avash të ecë pandemia nuk shkaktojmë atë ngarkesën në sistem. Gjithë Europa po kalon një nivel ataku të virusit. Disa janë shumë më lart se sa ne, për 100 mijë banorë është shumë më pak se krahasuar me mesataren e rajonit. Ne rreth 800, Ballkani më shumë se 1 mijë. Por në këtë situatë kërkohet marrja e masave”,- tha ajo.

 

E pyetur për vonesën në daljen e përgjigjeve të tamponëve të Covid 19, Manastirliu tha se situate do të zgjidhet falë pranimit tashmë të tamponëve edhe nga private që sot, por edhe aplikimin e testeve të shpejta.

 

“Strategjia e ndjkur nga ne është e bazuar në të dhënat e OBSH. Aspak nuk ka dështim, testimi sklasik i bërë deri tani do vijojë të bëhet edhe testi i shpejtë pra do jenë të dy. Kemi bërë 8800 analiza në muaj, bëjmë 37 mijë nga sot rapotojmë edhe rastet e privatit. Testet e shpejta tani janë validuar nga vendet europiane. Sot ka pasur një mbledhje të Komitietit të Shëndetësisë në BE për të përcaktuar testet me siguri të lartë, të parakualifikuara edhe nga OBSH. Ne do blejmë edhe përmes BE edhe testet e shpejta.

E pyetur nëse Remdisiviri gjendet në spitalet tona, Manastirliu tha: “Po gjendet në spitalet tona dhe jepet vetëm nëpër spitale, pra duhet të përdoret vetëm nëpër spitale. E di që ka pasur akuza, por është një medicament për trajtim spitalor dhe që s’mund të përdoret në shtëpi nga qytetarët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto