Mali i Zi tërhiqet nga njohja e Kosovës? Ja vendimi që ka marrë qeveria e Dritan Abazoviç

21:18 09/09/20202min27

Screenshot_1

Mali i Zi nuk do të tërheqë njohjen e Kosovës. Është ky vendimi i firmosur nga krerët e koalicioneve “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardh e zi”, të cilët fituan shumicën e nevojshme në zgjedhjet për të formuar një qeveri.

Marrëveshja përmban po ashtu edhe vendimin për të mos ndryshuar flamurin dhe himnin e Malit të Zi.

Gjithnjë sipas marrëveshjes në fjalë, qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të zbatojë, plotësisht dhe me përkushtim të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE.

“Parimi themelor i qeverisë së re do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thanë udhëheqësit e koalicionit për “Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “Bardh e zi”, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic në një konferencë shtypi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto