Mali i Zi regjistron 116 raste të reja me coronavirus

19:14 27/09/20201min154
mali i zi korona

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 545 mostrave për coronavirusin.

Një total prej 116 rastesh të reja pozitive të infeksionit u regjistruan në laboratorët e Institutit dhe laboratorëve të tjerë në vend që kryejnë diagnostikimin PCR për COVID-19, raporton vijesti.me.

Asnjë vdekje nuk është raportuar që nga raportimi i fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 149 dhe që nga fillimi i vitit 158.

Në 24 orët e fundit, 88 pacientë janë shëruar gjersa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 3,699.

Ndryshe, që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me koronavirusin e ri është 10,313.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto