Mali i Zi raporton 219 raste të reja me coronavirus dhe dy të vdekur

18:17 09/09/20201min82
covid mali i zi

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 822 mostrave për coronavirusin që nga seksioni i fundit.

Mali i Zi ka raportuar 219 raste të reja pozitive të infeksionit gjersa kanë ndërruar jetë dy persona, raporton rtcg.me.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 105 dhe që nga fillimi i vitit 114.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në shtetin malazez aktualisht është 1,630.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me coronavirus është 6,094.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto