Majlinda Bregu publikon foton ku duket mjaft e qeshur, por që e shoqëron me një mesazh shumë serioz

09:08 29/08/20202min39

c986819879aba5b97eeef3c503da709c_L

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto e buzëqeshur, pasi ka marrë pjesë në forumin e Globsecthinktank.

Ajo shkruan se arsyeja e buzëqeshjes së saj është një pyetje që iu drejtua, se si e shihte Evropën në vitin 2050.

Bregu shprehet se pas gjithë këtyre viteve në politikë ka kuptuar se Evropa nuk është vetëm negociata e arsye politike, por duhet sa më parë që vendi ynë të qasë ekonomitë me ato të vendeve evropiane.

“Se mos thoni pse po qesh. Se në panelin ku mora pjesë sot @globsecthinktank,njëra nga pyetjet ishte si e shoh Europën e 2050. Meqë s’ i kam qejf parashikimet, për më tepër të papriturat si #covid19 na e kanë bërë jetën edhe më të pasigurt, nuk di të them a pata përgjigje të saktë. Por, di që sot po nuk u lexua realiteti sic është në rajon, do të jetë përsëri vonë nesër. Pas gjithë këtyre viteve e kam më të qartë se s’është vetëm negociata e arsye politike. Duhet të qasim ekonomitë tona sa më shpejt me atë të vendeve të BE;t’i japim biznesit mundësi që edhe pa qenë vend anëtar të jetë pjesë e zinxhirit të prodhimit e furnizimit në/edhe me BE.Të thyejmë barrierat e letrave e lëvizjes të njerëzve e profesionistëve në rajon, të transferojmë teknologjinë sa më shpejt. Do të ishte ideale që BE të fliste me një gjuhë për Ballkanin, por po aq që të jemi të qartë se shumë kemi në dorë vetë”, shkruan Majlinda Bregu.

Screenshot_1.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto