Majko kujtohet të reagojë pas 5 ditësh dhe nxjerr blof Ramën: Krizën e Kakavijës e zgjidhi Janullatos

10:57 17/08/20202min79
Screenshot_1

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka reaguar më në fund për situatën kaotike në Kakavijë, pavarësisht se është kujtuar pas 5 ditësh torturë të emigrantëve shqiptarë në doganë.

Sikur mos mjaftonte reagimi i vonuar, Majko na jep një lajm që ndryshon tërësisht rrjedhën e atyre që kemi raportuar deri tani, pasi sipas Majkos, krizën nuk e paska zgjidhur as Edi Rama e as strukturat e shtetit, por Kryepeshkopi Janullatos.

Reagimi i Pandeli Majkos:

“Falënderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.

Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt.

Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”, shkruan Majko.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto