Lushnjë/Basha takime me bizneset: Këto janë muajt e fundit të së keqes, Rama nuk ka ndërmend t’ju ndihmojë

12:24 09/10/20202min126
44444

Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim që zhvilloi ditën e sotme me bizneset në Lushnje theksoi se këto janë muajt e fundit të së keqes dhe se kryeministri Rama nuk ka ndërmend që t’i ndihmojë.

Pasi prezantoi planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen, Basha u shpreh se programi i opozitës do t’i nxjerrë nga kriza bizneset.

BASHKËBISEDIMI ME BIZNESET:

Biznesmeni: Prej 4 vitesh kam hasur vështirësi me këtë biznes. Nga kjo qeveri jam sulmuar. Dikush që është pro pushtetit, më sulmon. Pasi merr 8 mln euro nga AZHBR-ja.

Basha: Këto janë muajt e fundit të së keqes. Ta kuptojnë dhe ata çunat e rinj ty. Do ishin 7-8 ata nëse lekët do të kishin ardhur tek njerëzit. Do të ketë masa, do të ketë mirëqenie për të gjithë. Po të ulim naftën, do të japim mbështetje, dhe me ato para që do të marrësh nga biznesi dhe me mundësitë e tjera që do të japë konsumi do të shtosh staf e do të rrisësh pagat. Subvencione për fermerët, kontrolli i cilësisë së karburantit, dhe kalimi i këtyre parave jo tek një monopolist. Nuk ka më premtime, por program të sigurt nga PD. Plani që i kemi dhënë qeverisë për këto 6 muaj, ata s’kanë ndërmend që ta zbatojnë. Pasi ata s’kanë ndërmend që të ndihmojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto