L’UNIVERS ISRAÉLITE (1914) / Përbërja e Komunitetit Hebre të Vlorës në shekullin e XV-së dhe rabirini i tyre David Leon

19:04 19/10/20202min123
xcn-mvn
 Hebrenjtë e Vlorës, të cilët ishin të ndarë në portugezë, kastilianë dhe katalanas, nuk munguan të grindeshin me njëri-tjetrin, pa dyshim nën ndikimin e rrethanave.

“L’Univers israélite” ka botuar, me 20 mars 1914, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Vlorës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shkrimi per hebrenjtë e Vlorës

Shqipëria, kaq në modë tani, kishte të paktën një komunitet hebre në shekullin e XV-të, atë të Vlorës. Rabini dhe filozofi Messer (Zoti) David Leon (David ben Judah Messer Leon) shërbeu si rabin atje me një pagë vjetore prej 70 florinjsh, pak më pak se buxheti vjetor për Princ Vidin.

Hebrenjtë e Vlorës, të cilët ishin të ndarë në portugezë, kastilianë dhe katalanas, nuk munguan të grindeshin me njëri-tjetrin, pa dyshim nën ndikimin e rrethanave. David Messer Leon u rreshtua në krah të hebrenjve portugezë të cilët, tha ai, “janë gjaknxehtë, por nga ana tjetër të bindur, të sinqertë dhe zemërgjerë dhe jo dredharakë dhe mëndjemëdhenj si kastilianët”.

 Sot, nuk duket se ka ende hebrenj në Shqipëri. Fatmirësisht, nëse çështja shqiptare do të komplikohej më tej se çështja hebreje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto