Lulzim Basha ‘shakarkon’ nga detyra kryebashkiaken e Durrësit, e ‘zëvendëson’ me deputeten e PS

13:59 14/10/20201min118
Basha-4-1068x602-1

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ka paralajmëruar se Rama do të shkarkojë nga detyra  kryebashkiakien e Durrësit Emiriana Sako.

Sipas Bashës, Sako nuk nuk pranon të hedhë firmën për dërgimin e plehrave të Durrësit në inceneratorin e Tiranës, e në vend të saj do emërojë Milva Ekonomin, aktualisht deputete.

“Për inceneratorët po bëhet gati që të shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryebashkiaken e Durrësit, që as emrin nuk ia dimë, se aq shpejt i ndërrojnë zonat atje.

Nuk pranon ajo që të firmosë kontratën miliona euro, që plehrat e Durrësit të sillen në Tiranë. Plani është që Milva Ekononomi të japë dorëheqjen nga deputete, dhe të shkojë të bëhet kryebashkiake në Durrës, që të firmosë për aferën e inceneratorëve”- është shprehur Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto