Lukashenko u betua në fshehtësi, mijëra bjellorusë dalin në protestë

19:41 23/09/20201min99
lukashenko

Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit bjellorus të Mërkurën për të kundërshtuar inaugurimin e befasishëm të Presidentit, Alexander Lukashenko, më herët gjatë ditës, tha një dëshmitar i Reuters.

Njerëzit marshuan nëpër Minsk me flamuj të opozitës, ndërsa makinat që kalonin u binin borive për solidaritet. Bjellorusia është tronditur nga protestat që nga zgjedhjet e muajit të kaluar, në të cilat Lukashenko pretendoi një fitore të madhe, por kundërshtarët e tij thonë se ishin të manipuluar.

As Bashkimi Evropian nuk i njohu zgjedhjet në Bjellorusi, duke i konsideruar të manipuluara.