‘Lukashenko s’më ka kthyer endë përgjigje’/ Rama: S’po shkoj për selfie! Ja pse i çova mesazh Gjukanoviçit

20:35 27/08/20204min79
sssss

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rolin e tij si ndërmjetës për të zgjidhur krizën e krijuar në Bjellorusi.

Ai ka theksuar se presidenti i Bjellorusisë Lukashenko nuk i ka kthyer përgjigje deri më tani, ndërsa shprehet se nuk po shkon për selfie në Bjellorusi.

Rama shpjegoi edhe arsyen se pse i ofroi mbështetje në serbisht Milo Gjukanoviçit.

Pjesë nga intervista e Ramës në Vjenë:

Z. Rama, sa shanse ka që të pranohet kërkesa juaj për të zgjidhur krizën në Bjellorusi? 

Bëhet fjalë për të krijuar një mundësi komunikimi, pasi çdo ditë mund të shkojmë drejt një konflikti. nuk bëhet fjalë për një punë që lidhet me një organizatë dhe me një grup të tërë njerëzish. Iniciativa jonë, ishte në një moment të vështirë shumë ka marrë mbështetje të plotë në të gjitha nivelet. Nuk është refuzuar por është mbështetur në një rezervë nga Rusia.

A keni përgjigje nga Lukashenko?

Natyrisht që jo. Do kishim shkuar në Minsk. Kjo është detyra dhe puna e OSBE-së.

Po me opozitën keni kontakte?

Jo, sepse kemi preferuar që të mbajmë pozicion të baraslarguar nga të dyja palët. I kemi dërguar letër sepse duhet aprovim ndryshe nuk mund të shkohet. Ose mund të shkohet por vetëm për të bërë selfie në protestë por kjo nuk është detyra dhe puna ime. Jemi këtu për të krijuar kushtet për të lehtësua komunikimin. Kjo çështje i takon popullit Bjellorus. Bjellorusia është anëtare e kësaj organizate.

Deklarata e Mitsotakis?

Edi Rama: Kjo është një marrëzi dhe poshtërsia  më e madhe që mund të imagjinohet. Sepse deklarata nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë. Marrëzi sepse shtyrja e deklaruar nga kryeministri 6 milje nuk është në ujërat e Shqipërisë. Por ushtrimi i një të drejtë në konventën e detit në vitin 1982. Shqipëria e ka ushtruar pa pyetur Greqinë në vitin 1990. Edhe Shqipëria është shtrirë. Kufiri detar mes dy vendeve nuk është si gardh mes parcelave. Mes parcelave ujore ka një zonë të ndërmjetme dhe shtrirja në atë zonë është një e drejtë që buron nga konventa. Nuk ka lidhje me Marrëveshjen, ne kemi diskutuar me parë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot. Askush , as Greqia apo Shqipëria nuk thotë se nuk ushtron dot këtë të drejtë. si të thuash rruga në mes trotuaresh nuk është pjesë e të drejtës tonë për të qëndruar aty.

Mesazhi për Gjukanovicin? A erdhi reagimi për partitë shqiptare vetëm prej debatit që u shkaktua?

Edi Rama: Ne kemi bërë përpjekje për t’i bashkuar faktorët atje. Cakaj ka punuar me ta intensivisht. Mesazhi i sotëm mu kërkua nga partia simotër dhe ishte bindja ime. Mu kërkua nga Gjukanovic. Partneriteri i shqiptarëve me Gjukanovic është me rëndësi strategjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto