Lufta në Nagorno-Karabakh/ SHBA akuzon Turqinë se ka ndezur konfliktin

10:39 17/10/20202min109
armenia-1-696x392

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, ka deklaruar se përfshirja e Turqisë në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë ka rritur edhe më tepër rrezikun në rajon, duke  bërë thirrje që konflikti  të zgjidhet përmes diplomacisë.

“Turiqa  ka ndërhyrë dhe i ka dhënë armë  Azerbajxhanit, duke rritur rrezikun, dhe duke  ndezur më shumë konfliktin në këtë luftë historike. Zgjidhja e këtij konflikti duhet të bëhet përmes negociatave dhe diskutimeve paqësore, jo përmes konfliktit të armatosur, dhe sigurisht jo me vendet e palëve të treta,” tha Pompeo në një intervistë

Rreth 30.000 njerëz janë vrarë në shpërthimin më vdekjeprurës të konfliktit që nga lufta në 1990.

Nagorno-Karabakh është  pjesë e Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar, por është i populluar dhe qeveriset nga armenët etnikë. Përplasjet kanë ngritur shqetësime se mund të ketë një përplasje  mes Turqisë dhe Rusisë, të cilët  mbështesin palët kundërshtare në konfliktet në Siri dhe Libi.

Duke kundërshtuar kritikat nga aleatët e NATO-s, Turqia ka akuzuar Armeninë për pushtimin e  Azerbajxhanit dhe u zotua se do të mbështesë  këtë të fundit. Ankaraja i ka bërë thirrje vazhdimisht Grupit të Minskut, që të nxisë Armeninë të tërhiqet nga rajoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto