“Luani i Artë”/ Igli Tare nuk ndalet, “rrëmben” një tjetër çmim prestigjioz në Itali

18:11 02/10/20202min135
igli

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare. Vlonjati u nderua ditën e sotme me çmimin prestigjioz, “Luani i Artë”, në ceremoninë e mbajtur në qytetin e Venecias.

Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm. “Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954 në qytetin italian të Venecias, ku jepet çmimi.

Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.

TARE

Ky është dhe rasti i Igli Tares, i cili pas një karriere të gjatë në fushën e gjelbër, prej shume vitesh drejton klubin sportiv te Lacio. Gjithashtu personazhet e tjerë të vlerësuar nga bota e sporti ishin edhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luçiano Moxhi si dhe trajneri aktual i Atalantës, Xhanpiero Gasperini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto